Moderatori i njohur ishte në dilemë se çfarë fotoje të postonte në Instagramin e tij, pasi kishte një ‘rast special’. Isli Islami kishte plot 999 postime dhe për foton e 1000-të ka kërkuar ndihmën e ndjekësve për të kuptuar se çfarë duan ata që ai të publikojë.
Por shumica e kërkesave të fansave, kanë qenë që ai të publikojë një foto nudo, e ngjashme si ajo e këngëtarit Alban Ramosaj.
“Çfarë mendoni se duhet si postim i njëmijtë? Sugjeroni, sugjeroni, sugjeroni”, shkruan Isli, ndërkohë që fansat i kërkojnë foto nudo.
“Le të bëhemi njëçikë seriozë dhe të mundohemi ta ndajmë seriozitetin nga shakaja. Nuk kam rrëshkitur ende”, shprehet Isli duke ironizuar kështu Albanin.
Pasi lajmi se Albani ishte thumbuar nga Isli u përhap në rrjet, ky i fundit për të qetësuar situatën publikoi në Instastoryn e tij këngën e Alban Ramosajt, krahas së cilës shkruante:
"Paqe vëllezër dhe merrni frymë thellë. Dashuri për të gjithë."- shoqëruar me një zemër të kuqe.