Listës së artistëve shqiptarë që nuk kanë kursyer me ndihma për të prekurit nga tërmeti më i fuqishëm prej katër dekadash në Shqipëri, i është shtuar së fundi edhe Gena. Këngëtari ka dhuruar 15 milionë lekë për fondacionin “Fundjavë ndryshe“, një dhuratë zemërgjerë dhe e shumëvlerësuar në një moment kaq të vështirë si ky për shumë familje shqiptare, të cilat pasi u përballën me traumën e lëkundjes së fuqishme të tokës, tani duhet të bëjnë llogaritë edhe me faktin që kanë mbetur jashtë.
Një sërë personazhesh të njohur kanë dhënë kontributin e tyre për ata që sot kanë më shumë nevojë, megjithatë, ndihma nga cdo drejtim që të mbërrijë ajo, vazhdon te jetë e mirëpritur