Dikur ishin “The King and The Queen” por tani janë thjesht dy nga këngëtarët më të mirë shqiptarë, të cilët nuk flasin më me njëri-tjetrin. Marrëdhënia e Encës dhe Noizyt u krish për arsye të cilat si kemi mësuar ende dhe pas sherri të tyre shpesh herë i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit dhe siç duket s’kanë ndërmend të ndalen. Noizy njihet për jetën e tij luksoze që bën dhe asnjëherë nuk rresht së treguari atë për fansat. Ai postoi një foto në instastory para disa ditësh ku tregonte orët e shtrenjta me vlerën 500 mijë dollarë.
Pas kësaj, Enca bëri një postim tjetër si për inat të Noizy-t, ku na tregoi një orë të shtrenjtë, ndërkohë që në sfond ishte shkrimi “Lamborghini” nga ku kuptojmë se Enca ndodhej në një mjet të tillë.
Por nuk mund të vononte dhe “diss-i” i Noizyt. Reperi i njohur pa postuar një video në instastory teksa ndodhet në një “Lamborghini” dhe e tregon me krenari atë.