Tayna është një nga këngëtaret më të paguara në Shqipëri. Prej kohësh është shndërruar ndër reperet më të preferuara të shqiptarëve. Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta dhe normalisht ka fituar të ardhura të mira.
Disa ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku reperja Tayna rrëzohej teksa performonte në skenë. Për shkak të dyshemesë së lagur me ujë, ajo kishte rrëshkitur keqazi dhe fansat u bënë merak për të. Reperja e mori me sportivitet situatën dhe pasi qeshi me të madhe, u ngrit për të performuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mirëpo, fansat ende nuk e kanë harruar rrëzimin e saj spektakolar dhe pasi Tayna njoftoi për koncertin e saj të ri, dikush i ka përmendur sërish skenën e mëparshme.
“A s’po frikësohesh që po rrëzohesh prap?”- e pyet dikush.
Reperja i ka kthyer përgjigjen epike, me të cilën biem të gjithë dakord.
“Po thu që m’i marr sa i marr unë, s’ishe rrëzu edhe ti?”- ia kthen reperja, komenti i së cilës është “mbështetur” 100% nga ndjekësit e saj.