INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ke vendosur se çfarë shkollimi të lartë do ndjekësh? Nëse je sportdashës ne e kemi gati sugjerimin...

S’ke vendosur se çfarë shkollimi të lartë do ndjekësh? Nëse je sportdashës ne e kemi gati sugjerimin...

Publikuar më: 15:42 24-05-2018

Ky është një moment deçiziv për mijëra maturantë, që janë në prag të përfundimit të shkollës dhe marrjes së vendimit më të rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Ata nën ethet e sezonit të provimeve, që nisin në 4 qershor nuk kanë dhe aq shumë kohë të mendohen se në ç’universitet do të shkojnë. Maturantët duhet të bëjnë gati opsionet për provimet me zgjedhjet, të cilat mbahen në 20 qershor, me qëllim, që të ndajnë mendjen se në ç’profesion do ti përshtasin pikët e tyre.

A doni që ne t’ju japim një sugjerim në veçanti, jo vetëm tifozëve apo tipave sportiv, por dhe lojtarëve?

Si fillim mbase nuk e dini po nuk janë më vetëm universitetet publike, që ofrojnë degë të sporteve, por dhe një nga privatët siç është Marin Barleti.

Pro Rektori i këtij universiteti, Artan Shyti ka renditur një grup arsyesh se përse duhet të zgjedhësh sportin si profesion.
“1.Sporti është një nga aktivitetet më popullore në botë. Ai është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë vendi ku të gjithë do të vijnë: si ushtrues, spektatorë apo konsumatorë. E, natyrshëm, si specialist, trajnerë, instruktorë, administrator. Shifrat e sportit janë impresionuese: 15 milion njerëz të punësuar vetëm në 27 vendet e Bashkimit Evropian me nje GDP prej 45 miliard eurosh ose 4.5% e GDP së përgjithshmetë vendeve të BE.
2. Sporti, në format e larmishme të ushtrimit të tij: si sport shkollor, rekrativ, elitar apo si aktivitet fizik rehabilitues, krijon mundësinë e përfshirjes të çdo grupmoshe, nga fëmijët e vegjël deri tek mosha e tretë. Sot ka sporte, që mund ti bëjë dhe një 6 vjeçar (bebi basket apo minibasket në sportin e basketbollit), ashtu siç ka 80 vjeçarë që marrin pjesë aktive në aktivitete sportive agonistike për moshën e tyre.
3. Shoqëria moderne po vuan gjithnjë e më tepër pasojat e jetës sedentare dhe mungesës së aktiviteti fizik. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar disa raporte, ku nga 10 persona që vdesin nga sëmundje jo infektive, 6 vdesin nga sëmundje që lidhen drejt per drejt me mungesën e aktivitetit fizik. Kjo ka tingëlluar fuqishëm si këmbanë alarmi për qeveritë botërore, ndaj zhvillimi i sportit është mbështetur e do të mbështetet gjithnjë e më aktivisht nga qeveritë e të gjitha shteteve.
4. Njerëzimi po jeton gjithnjë e më gjatë, natyrshëm që edhe shqiptarët po ashtu, dhe ky aspekt pozitiv shoqërohet edhe me problemet përkatëse. Moshat e treta dhe të katërta kanë nevojë shumë të madhe të lëvizje, jetë aktive, shoqërizim. Sporti është padyshim mjeti më efikas për këtë, natyrisht i organizuar dhe zhvilluar në përputhje me veçoritë e moshës dhe kërkesat ndaj tij. Dhe këtë zhvillim mund e duhet ta bëjnë vetëm specialistë të kualifikuar.
5. Në Shqipëri, megjithë përmirësimet e vazhdueshme, përfshirja e njerëzve, veçanërisht e fëmijëve në sport është shumë e ulët. Rritja e pashmangshme e numrit dhe gamës së pjesmarrësve në aktivitetin fizik e sportive do të rrisë kërkesën për specialistë të kualifikuar në fushën e sportit ndaj duhet menduar që sot që ky profesion të zgjidhet si alternativë.”

Zoti Shyti pas këtyre këshillave të vlefshme shkon e më tej kur thotë se dita që të studiosh për tu bërë një specialist sporti është sot, dhe do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen, një zgjedhje inteligjente profesionale.
“Shqipëria është akoma në fillimet e zhvillimit normal të sportit në gamën e përgjithshme të zhvillimit të tij. Disa fusha tradicionale si mësimi i edukimit fizik janë të konsoliduara si profesione dhe të rregulluara me ligj. Fusha të tjera si fitnesi, trajningu sportive, janë akoma të parregulluara me ligj dhe nuk garantojnë vlefshmërinë ligjore te diplomës, megjithëse ekzistojnë si fusha punësimi. Ndaj zgjedhja inteligjente është ajo diplomë që mundëson një gamë të madhe hapësirash punësimi, sqaron Pro Rektori i UMB, Shyti”.
“Universitetit Marin Barleti”, përfundon Zoti Artan Shyti është i bindur se diplomat që jepen në fushën e edukimit fizik e sportit janë të duhurat, pasi mundësojnë një përgatitje të gjithanëshme si mësues i edukimit fizik, trajner, instruktor fitnesi e rekreacioni, guidë turistike e personal trainer.

 

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167