INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’kena me u pa mo bashkë, por...? Pas gjithë ‘dramës’ fshihet një arsye e fortë përse marrëdhënia e Florit dhe Elvana Gjatës nuk mund të përfundojë kurrë [FOTO]

S’kena me u pa mo bashkë, por...? Pas gjithë ‘dramës’ fshihet një arsye e fortë përse marrëdhënia e Florit dhe Elvana Gjatës nuk mund të përfundojë kurrë [FOTO]

Publikuar më: 21:59 27-12-2018

Nuk ka dyshim që kur flasim për Elvana Gjatën dhe Flori Mumajesin interesi është gjithmonë i madh dhe i tillë ka qenë përgjatë gjithë viteve që të dy këta artistë kanë qenë në majën e skenës shqiptare.

Ngjarjet e ndodhura muajt e fundit ku këta dy emra janë lëkuar së tepërmi kanë intensifikuar dhe interesin ndaj tyre dhe sigurisht titujt rozë dedikuar të dyve kanë qenë të pafund.

Ndonëse prej thuajse 2 vitesh tashmë rrugët artistike dhe ato personale siç aludohet në media, të të dyve janë ndarë përfudimisht, pas gjithë ‘dramave’ të ndodhura muajt e fundit nuk gabojmë nëse themi se në fakt ekzistojnë ende mjaft arsye që do t’i mbajnë lidhur bashkë emrat e Florit dhe Elvanës.

Nëse marrëdhënia e tyre shpirtërore ka marrë fund, nuk do të marrë fund marrëdhënia e tyre financiare sa u takon fitimeve që vazhdojnë të marrin nga “Youtube” për këngët e tyre, pasi të drejtat autoriale të këngëve të saj i gëzon Flori si autor. Sipas këtyre të drejtave, nga paratë që rrjedhin nga këto produksione apo vepra muzikore përfitojnë të dyja palët në një bashkëpunim. Shumë nga krijimet e kënduara nga Elvana, përfshirë dhe duetet me Florin, mbajnë autorësinë e këtij të fundit. Kështu, marrëdhënia e tyre profesionale do të jetë e vazhdueshme, pasi nuk lejohet që Elvana të publikojë këngët pa autorizimin e “Threedots”. Disa nga këngët e famshme të Elvanës janë: “Ku Jeton Dashuria”, “Vetes” “Nuk Janë Më”, “Hitech”, “Turn U On”, “A Ke Ti Zemër, “Mamani Nejen” (feat. Fugaa), “Me Ty”, “Afër dhe Larg”, “Gjaku im”, “Xhamadani Vija-Vija” me Flori Mumajesin dhe Mentor Hazirin, “Fake”, “Beso” (feat. 2Po2), “1990” (feat. Mc Kresha), etj..

Fakt i rëndësishëm në bashkëpunimin disavjeçar të Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës ishin bizneset që ndërtuan bashkë, në një prej të cilave ishin ortakë me dokumente. Edhe pse u përpoqën t’i mbanin të fshehta bizneset e shumta, nga media u

Duket se fitimet e shumta. që kishin nga muzika duke pasur parasysh koncertet e shumta, ata i investuan në biznese të tjera fitimprurëse. Nga ana e tij, Flori gjithashtu kishte të regjistruara në emrin e tij disa biznese si; një studio muzikore e hapur në vitin 2008, një piceri, biznes ku Elvana Gjata kishte 35% ndërsa Flori Mumajesi kishte 51% të aksioneve. Herën e fundit që ai u intervistua për Elvanën u shpreh: “Unë dhe Elvana s’kemi kontratë”, duke lënë të kuptohej se gjithçka e kishin bashkë, në mirëbesim te njëri-tjetri.

elvana_floriii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027310848236084