INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’keni dëshirë për seks? Hani këto 5 ushqime dhe nuk do keni nevojë për viagra!

S’keni dëshirë për seks? Hani këto 5 ushqime dhe nuk do keni nevojë për viagra!

Publikuar më: 22:58 23-05-2018

Flasin mjekët: Ja 5 ushqimet për një seks si në ”ëndërr”

“Nëse keni vështirësi për të arritur orgazmën ose thjesht doni të rrisni dëshirën seksuale, mund ta bëni shumë mirë këtë me ushqime”, shpjegon Dr. Laurie Steelsmith, autore e librit “Great Sex, Naturally” (Seks i mrekullueshëm, natyrshëm), shkruan shije. Ajo ka zbuluar për “Neë York Post” se kush janë ushqimet që na duhen për një dëshirë seksuale më të madhe dhe rrjedhimisht për një jetë intime më të lumtur.

Shega

Nëse Viagra do të ishte frut, do të ishte shegë. “Shega ndihmon venat e gjakut dhe qarkullimin, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo do të thotë një qarkullim gjaku më i mirë tek organet seksuale dhe rrjedhimisht, orgazma më të kënaqshme”, tregon Dr. Steelsmith.

Brokoli

Ky perim është një rregullues i shkëlqyer i estrogjenit. Një nivel i lartë estrogjeni do të thotë një libido e fortë, sipas doktoreshës.

Farat e kungullit

Nëse nuk i preferoni, gjeni një mënyrë për t’i konsumuar pasi rregullojnë gjërat poshtë çarçafit. “Përmbajnë L-triptofan, një prekursor i serotoninës, një neuropërçues i rëndësishëm që ndikon në shëndetin seksual”, shprehet Steelsmith.

Boronicë

Janë të pasura me një sheqer të quajtur D-manozë, që mbron muret e venave të gjakut në organet seksuale. Gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e infeksionit në rrugët urinare, që ulin libido tej mase.

Çokollatë

“Është një nga ushqimet më afrodiziake që ekzistojnë. Përmban PEA (fenetilaminë) që është një përbërës që çlirohet kur bie në dashuri dhe truri e përdor kur arrini në orgazëm. Vetëm sigurohuni që ta hani të zezë, pasi ajo me qumësht ka më pak PEA”, sqaron Steelsmith.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415