Për dy ditë mbyllen aplikimet për Lotarinë Amerikane, por për studentet kjo nuk është e vetmja mënyrë për të shkuar në SHBA.
Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët e nivelit universitar që duan të studiojnë në SHBA.
Ambasada informon se aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019 janë hapur dhe se afati i përfundimit të tyre është deri në 31 Dhjetor të këtij viti.
Postimi i plotë i Ambasadës në Facebook:
Aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019 janë hapur! Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Filloni aplikimin tuaj! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018.