Për provën javore banorët e “Big Brother VIP Albania” janë ndarë në çifte dhe do duhet që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje rreth temave të ndrydhme. Dy banorët e parë që realizuan provën ishin Donaldi dhe Semi, të cilët janë përlotur teksa kanë kujtuar vështirësitë ekonomike që kanë patur gjatë fëmijërisë së tyre.
Donaldi tregoi me lot në sy se të ardhurat financiare të prindërve të tij kanë qenë minimale dhe teksa ai rritej ka qenë gjithnjë e më shumë e vështirë që ata t’i plotësonin gjërat bazike.
Donaldi rrëfeu se pasi vendosi me të vëllanë të shpërngulej në Tiranë, duhet të gjenin një punë të ndihmonin familjen por edhe të gjenin mënyrën se si të menaxhonin të shpenzonin vetëm 700 lekë në javë. Donaldi tha se nuk dëshiron të viktimizojë vetveten, por përkundrazi ai tregoi se ishte i qartë që mund të ketë familje që kanë vuajtur shumë më shumë sesa ai.
“Ishte e pamundur… kur lëvizja me furgon fshehja fytyrën dhe pasi automjeti ndalonte une ikja me vrap që të ruaja ato pak lekë, nuk e pranoja dot të kthehesha sërish në vendlindje. Ne ishim në shtëpi me qira dhe pronari na nxorri jashtë sepse nuk e paguanim dot. Në mbetëm në rrugë dhe të tjerët qeshnin. E tmerrshme… Falë Zotit jemi mirë tani, por edhe nëse kthehet prap ajo kohë do dija ta përballoja. Mjafton të kemi shëndetin mirë’’,- tha ai.
Semi e ka pyetur Donaldin rreth kritereve që duhet të përmbushë sipas tij femra ideale dhe ai nuk ka hezituar të përgjigjet.
Aktori ka treguar se mbi të gjitha vlerëson sinqeritetin. "Femra ideale për mua duhet të jetë solare, të ketë të njëjtin sens humori me mua dhe më kryesorja e sinqertë", është shprehur ai.
Nga ana tjetër Donaldi e ka pyetur Semin rreth lidhjes së shkuar me Bojken Lakon.