INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’lanë gjë pa thënë për ndarjen e saj, reagon për herë të parë Rudina Dembacaj lidhur me këto lajme! [FOTO]

S’lanë gjë pa thënë për ndarjen e saj, reagon për herë të parë Rudina Dembacaj lidhur me këto lajme! [FOTO]

Publikuar më: 15:25 04-10-2019

Rudina Dembacaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të thashethemeve për ndarje nga bashkëshorti.

Ajo dhe Aleksi vendosën të mos reagojnë pas zërave, me përjashtim të një rasti kur Aleksi publikoi një foto me një titull artikulli ku flitej për ta, ndërsa sipër kishte vendosur disa fytyra të habitura dhe disa që qeshin me lot.

Vetë Rudina nuk ka preferuar të flasë ende, por gjatë emisionit të mëngjesit në “Ora News” ku ishte e ftuar ajo tha se aktualisht ndihet shumë e lumtur.

Ndërkaq lidhur me zërat për ndarje, ajo ka sqaruar se nuk dëshiron të flasë për këtë temë, dhe se do sqarojë gjithçka në një moment të dytë kur ti vijë koha.

“S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për... ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë. Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment. “Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”, u shpreh Rudina.

demvaj.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0028648376464844