U bënë shoqe në fillim por prishën raportet rrugës duke hedhur akuza të rënda kundër njëra-tjetrës. Bëhet tjalë për Jasmina Kadriun dhe Sara Malaj dy nga ish konkurrentet më të përfolura, të cilat ishin të vetmet që edhe dhuruan puthje me meshkujt që dilnin në takime.
Pikërisht për ta ato prishën shoqërine duke u shndërruar në “armike” brenda programit. Por duket se gjërat jashtë kanë ndryshuar.
Vajzat habitën ndjekësit me një postim ku njëra thoshte se i mungon e tjetra i tha publikisht se e don.
Fotografia duket të jetë realizuar gjatë kohës së xhirimeve të programit.
Kujtojmë se vajzat dolën për të vazhduar njohjet e tyre jashte, Jasmina me Andin ndërsa Sara me Ardheun por që çdo gjë përfundoi dhe tashmë si duket kanë zhvilluar njohje të reja.