Prej tre ditësh tërmetet në Korçë nuk ndalen. Edhe këtë mëngjes, disa tërmete janë regjistruar duke futur në panik qytetarët. Instituti i Gjeoshkencës ka regjistruar dy lëkundje, një pak pas mesnatës dhe një në orët e para të mëngjesit.
Tërmeti i parë ka rënë në orën 00:23 me magnidutë 2.4 ballë, 16 km nga Korça, ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua në orën 03:06, me magnitudë 2.1 balla.
Mësohet se banorët kanë lënë banesat dhe kanë dalë jashtë.
Tërmeti më i fortë ka rënë në fshatin Floq të Korçës me magnitudë 5.3 ballë. Të shtunën Korçën e lëkundën 6 tërme. Shumë banesa janë bërë të pabanuara në këtë rajon dhe banorët janë zhvendosur tek të afërmit dhe disa janë strehuar në çadra.