Kënga e saj e fundit me titull “Bla bla bla”, mesa duket ka rezultuar goxha e suksesshme dhe fansat e kanë pëlqyer edhe më shumë Klea Hutën për këtë realizim plot energji dhe muzikë që mesa duket i përshtatet në maksimum stinës së nxehtë të verës.
Ndonëse ndryshe nga shumë vajza të showbizz-it që preferojnë të shfaqin në publik hiret e tyre, Klea është dukur goxha e rezervuar në këtë pjesë dhe ndoshta ju nuk e keni parë ndonjëherë në këtë aspekt.
Temperaturat e larta mesa duket e kanë një zgjidhje dhe bukuroshja ka zgjedhur të relaksohet këtë fundjavë nën freskinë e detit.
Këtë e ka treguar vetë Klea me një postim në Instagram ku është shfaqur e veshur me një body dhe shkëlqen me format e saj për tu patur zili.
Bravo Klea! Bukuria ndonjëherë s’ka nevojë për fjalë të shumta...