Noizy dhe Oriola Marashi u bënë miq të ngushtë rreth dy vite më parë, pasi Noizy prishi miqësinë me Encën. Por siç duket Noizyt nuk është se i ecin shumë shoqëritë me femrat artistë pasi së fundmi lajmi që ai dhe Oriola Marashi nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram ka marrë dhenë.
Por se pse ata i kanë prishur marrëdhëniet, për këtë nuk ka reaguar asnjëri prej tyre. Ky konflikt në këtë rast ka kaluar në heshtje pa u bërë publik për fansat. Mirëpo këta të fundit i ka çudit një detaj. Oriola e hoqi përshkrimin në bio “OTR Member”, mirëpo nuk ka fshirë ende fotot që ka me Noizyn në Instagram, por dhe reperi nuk e ka fshirë foton që ka me Oriolën. Mos vallë nuk duan të bien në sy?