INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po marrim vesh gjë! Merr fund lidhja me Mozzik? Ky mosveprim  nga Loredana për vjehrrën e saj nuk pritej! [FOTO]

S’po marrim vesh gjë! Merr fund lidhja me Mozzik? Ky mosveprim nga Loredana për vjehrrën e saj nuk pritej! [FOTO]

Publikuar më: 08:36 09-09-2019

Çifti i famshëm i famshëm i showbizit shqiptar Loredana dhe Mozzik, janë përfolur së fundmi për një krizë në marrëdhënien e tyre. Dyshimet lindën pasi Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e këngëtares dhe as në promovimin e klipit të saj të ri.

Por pavarësisht marrëdhënies jo fort të mirë të kohëve të fundit, çifti nuk mund ti shmangin angazhimet që kanë së bashku dhe në rrjetet sociale shpërndanë datat e koncerteve që do të kenë së bashku. Por pavarësisht kësaj, Mozzik bëri një veprim që u ka pëlqyer shumë fansave të çiftit. Partnerja e tij publikoi këngën më të re me këngëtarin Mero dhe Mozzik u dha një suport duke e publikuar në instastory ku ftoi fansat e tij ta dëgjojnë.

Por një detaj tjetër na bëri përshtypje së fundmi. Mozzik nëpërmjet një postimi në Instastory e ka uruar nënë me fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindjen mbretëresha ime, nëna ime”, ka shkruar Mozzik pranë fotos ku shihet dhe vogëlushja Hana.

mbr.jpg

 

Po ashtu edhe Getinjo e ka uruar, ndërkohë që të gjithë kanë vënë re mungesën e një urimi nga ana e Loredanës.

life.jpg

 

Reperja shihet së bashku me mikeshat e saj, ndërkohë që siç duket nuk ka dashur ta urojë vjehrrën e saj publikisht duke shtuar kështu aludimet edhe më shumë për një prishje të marrëdhënies së tyre.

dan.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551