INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po marrim vesh gjë! Nora Istrefi ka paditur Robert Berishën në gjykatë për një lidhje tjetër?! Ja ç’thuhet [FOTO]

S’po marrim vesh gjë! Nora Istrefi ka paditur Robert Berishën në gjykatë për një lidhje tjetër?! Ja ç’thuhet [FOTO]

Publikuar më: 16:55 29-08-2019

Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kishin dhënë fund martesës së tyre. Ky i fundit publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku njoftonte se ai dhe këngëtarja nuk ishin më bashkë dhe ky lajm i hidhur solli mërzitje të madhe tek fansat.

Madje, disa prej tyre organizuan një protestë kundër ndarjes së Robertit dhe Norës, duke i ftuar të gjithë të mblidheshin në Prishtinë.

bert.gif

 

Pas ndarjes, në rrjet nisën të qarkullonin lajme të shumta në lidhje me arsyen që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe me siguri do të fillojnë të qarkullojnë për ditë me rradhë. I fundit është nga “Insajder” që raporton se Nora ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robertin, duke treguar se ai ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Media ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, thotë burimi.

Ky burim ka thënë se çifti i famshëm i shoëbiz-it ka më shumë se një vit që nuk janë bashkë.

Nuk e dimë se çfarë po ndodh, por duke u nisur nga mënyra paqësore se si ata u ndanë, dyshojmë të jetë i vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047