Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktoret turke janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.
Një ndër aktoret turke me më shumë role dhe të dashura nga publiku është Gayet Tugrut, e njohur për rolin e saj si Bahar në serialin “Beni Affet”.
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bahari ka uruar besimtarët mysliman në gjuhën shqipe. Në një postim në profilin e saj në “InstaStory”, ajo ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një kostum prej sulltaneshe dhe shkruhet “Mirë se vjen Ramazan”.