Eliza Dushku ka treguar për herë të parë portretin e djalit të saj 3 muaj pas lindjes.
Shkak është bërë festa e Halloween-it, për të cilën Eliza bashkë me partnerin u maskuan si dy skelete.
Ata shfaqen mjaft të dashuruar duke mbajtur të voglin në krah, i cili është veshur si marinar.
Peter i dhuron një puthje bashkëshortes ndërkohë që ajo mban vogëlushin në krahë.
Aktorja dhe partneri i saj Peter Palandjian vendosën që vogëlushin e tyre ta pagëzojnë me emrin Philip Bourne Dushku Palanjian ( dhe do ta thërrasin shkurt Bourne).