Ata të dy janë një ndër çiftet e vetme të Big Brother që i kanë rezistuar kohës. Dashuria e tyre lindi brenda shtëpisë së Big Brother dhe jashtë asaj shtëpie është bërë edhe më e bukur pasi Neda dhe Ogreni tashmë janë prindër të dy fëmijëve. Neda është bërë sërish nënë, dhe për vogëlushin e tyre kanë zgjedhur një emër mjaft të veçantë: Zai, siç shihet në postimin e saj në instastory. 3 vite më parë Neda dhe Ogreni u bënë prindër për herë të parë, pasi erdhi në jetë djali i tyre Serzh.