INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa do të jetë shuma që do të shpenzojë Maqedonia për fushatën e referendumit?

Sa do të jetë shuma që do të shpenzojë Maqedonia për fushatën e referendumit?

Publikuar më: 11:58 19-08-2018

Në seancën e ardhshme të Qeverisë së Maqedonisë, të mërkurën, do të bëhet e ditur se sa mjete do të ndahen për fushatën për referendumin e ardhshëm për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deri tani vetëm Ministria e Mbrojtjes doli me informacion se sa mjete do të dedikojë për referendumin e ardhshëm. Nga Ministritë tjera nuk ka informacione sa mjete do të ridedikojë për këtë qëllim, edhe pse dje skadoi afati që të parashtrohen informacionet deri te Ministria e Financave, për mjetet që i kanë në dispozicion, që do të mund të ridedikohen për fushatën e referendumit.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dje në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët tha se MM do të vendosë në dispozicion rreth 60 milionë denarë për fushatën e referendumit e ardhshëm.
"Ministria e Mbrojtjes është e interesuar për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguam informacion se në dispozicion po vendosim rreth 60 milionë denarë, të cilat ishin planifikuar për aktivitete të ngjashme, por të cilat vlerësojmë se është më mirë t'i shfrytëzojë Kuvendi, e jo ne individualisht", tha Shekerinska, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ajo theksoi se në seancën e ardhshme qeveritare, e cila do të mbahet të mërkurën, zyrtarisht do të përcaktohet shuma e cila do të ndahet për fushatën e referendumit në vijim.
" E qartë është se praktikisht Qeveria nuk dëshiron të jetë aktori kryesor, për shkak se Kuvendi është ai i cili e solli vendimin për referendum dhe me këtë do të tregojmë se Qeveria nuk ka axhendë politike ose partiake, por se me të vërtetë në këtë çështje është e koncentruar në interesin kyç të Republikës së Maqedonisë - të mos jetë shtet i izoluar, të jetë shtet me perspektiva, të bëhet anëtare e NATO-s dhe t'i fillojë bisedimet me BE-në", tha ministrja e Mbrojtjes në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët.
Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha dje në konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria në seancën e ardhshme do të sjellë plan-program konkret për zhvillimin e gjithë fushatës për referendumin, përfshirë edhe për mjetet që shpenzohen për atë qëllim.
Hoxha theksoi se fushata do të jetë informative, ndërsa qëllimi është që qytetarëve t'u sqarohen përfitimet nga marrëveshja me Greqinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947