INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa do të jetë taksa e pronës nga prilli e pas?

Sa do të jetë taksa e pronës nga prilli e pas?

Publikuar më: 09:47 28-01-2018

Nga 1 Prilli qytetarët do të paguajnë taksën e pronës në bazë të vlerës dhe jo fikse, siç është aktualisht.

Për familjarët taksa është sa 0,05 %  e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset  0,2 % e vlerës. Drejtues të Ministrisë së Financave thonë së në këtë periudhë po merren me hartimin e regjistrit të kadastrës fiskale dhe për  implementim e taksës së re do të merret asistencë ndërkombëtare nga Agjencinë Suedeze për Zhvillim.

Në një intervistë për Klan Plus, Niko Lera, Drejtori i politikave fiskale, ka shpejuar se si do të përcaktohet vlera e pronës së një qytetari.

Por si do të përcaktohet vlera e pronës së një qytetari?

Niko Lera: “Do përdorim të gjitha format e mundshme t’i shkojmë derë me derë ose me vetëdeklarim. Kemi parashikuar edhe vetëkorrigjim. Edhe brenda një zone 2 banesa edhe në të njëjtin pallat mund të kenë vlera të ndryshme.  Nëse qytetari nuk është dakord me këtë llogari ai mund te paraqitet pranë sportelit”.

Ku do drejtohen qytetarët për vetëdeklarim?

 “Mund të jetë në zyrat e OSHEE  apo në zyrat tatimore te qeverisjes vendore”.

Agjenti i mbledhjes së kësaj takse është thënë që do të jetë OSHEE dhe siç dihet  aktualisht OSHEE është duke punuar me projektin për përditësimin e adresave që indirekt duket se  mund të ndihmoje edhe për arkëtimin e taksës së re të pronës. Nga Financat thonë se kanë përfunduar aktet nënligjore për zbatimin e taksës së re të pronës dhe nga muaji shkurt nis shpërndarja për mendim.  Kujtojmë se  Shoqata Bashkive e ka kundërshtuar  nivelin prej 0.05% të taksës së pronës pasi  rendon xhepat e qytetarëve dhe qeveria duhet sipas shoqatës duhet  ta rishohë në ulje

nIKOO-933x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926