Boksieri i peshave të rënda Antoni Joshua, me 20 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si boksier do të ndeshet në 31 mars të këtij viti kundër Joseph Parker, me origjinë nga Zelanda e Re, i cili në 24 ndeshje të zhvilluara ka vetëm 24 fitore dhe 18 prej tyre me nokaut.
Evenimenti më i madh i boksit të peshave të rënda Britaninë e Madhe, do të zhvillohet në stadiumin e Cardfillit në Uells. Antony Joshua do të përfitojë nga kjo përballje plot 13 milion paund plus dhe 1 milion paund nga sponsorat, ndërsa kundërshtari i tij Parker mendohet të marrë pagesën më të mirë gjatë karrierës së tij si boksier, plot 7 milion paund.
Përballja Joshua-Parker është një ndër duelet më të nxehta të zhvilluara në vite ne Britaninë e Madhe.