INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa duhanpirës janë shqiptarët?

Sa duhanpirës janë shqiptarët?

Publikuar më: 10:52 28-07-2018

Importet e cigareve i janë rikthyer rënies në periudhën janar – qershor 2018. Ministria e Financave ka raportuar 0.7 rënie të sasisë së zhdoganuar krahasuar me periudhën respektive të një viti më parë. Importi i cigareve në vijimësi ka qenë subjekt i kontrabandës për shkak se të dhënat historike tregojnë ndryshime të mëdha të sasive të zhdoganuara që nuk janë reflektuar nga konsumi. Mirëpo rënia e zhdoganimeve të cigareve nuk është reflektuar tek arkëtimet e akcizës, pasi është kompensuar nga zhdoganimi i karburanteve, i cili ka pësuar një rritje të madhe për shkak të mbylljes se rafinerisë ARMO. Cikli i zhdoganimeve të cigareve në vendin tonë është lidhur me politikën fiskale të qeverisë në drejtim të rritje se akcizës së këtij produkti, duke nxitur kompanitë që të realizonin importe më të larta para hyrjes në fuqi të tatimit. Duke paguar akcizë më të ulët dhe duke e shitur më vonë me çmime më të larta, grosistët e cigareve rrisin fitimet në mënyrë spekulative. Edhe në paketën fiskale të 2018 qeveria aplikoi një rritje të lehtë të akcizës për cigaret, kryesisht ato të shtrenjtat. Ministria e Financave kishte parashikuar të rriste zhdoganimet e cigareve me 200 tonë këtë vit me shumë se më 2017 ose me mbi 6 % më shumë në dokumentet zyrtare që shoqëruan miratimin e buxhetit 2018 në Kuvend. Grosistët thonë se në Shqipëri konsumi i cigareve është më shumë se 3 mijë tonë në vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqën rënien më të madhe që nga 2011, kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre. Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225