INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa duhet të jetë TVSH-ja sipas ekspertëve

Sa duhet të jetë TVSH-ja sipas ekspertëve

Publikuar më: 09:10 02-11-2017

Ekspertë dhe përfaqësues të Shoqatave të Biznesit të Mesëm dhe të Vogël kanë dalë me disa propozime lidhur me amendime në legjislacionin fiskal. Ata kërkojnë që të ulet ndjeshëm niveli i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke kaluar nga 20% që është aktualisht, në vetëm 12%. Ndërkohë, në të kundërt të propozimit të qeverisë, që synon uljen deri në 2 milionë lekë pragun e xhiros vjetore për subjektet që futen në skemën e TVSH-së, ata mendojnë që të ndodhë një rritje e pragut, nga 5 në 10 milionë lekë.
Ndërkohë, subjektet në fjalë kërkojnë që çdo biznes që hapet gjatë vitit 2018 për dy vjet të gëzojë të drejtën e përjashtimit total nga çdo lloj takse; ulje të gjobës për mosprerjen e kuponit tatimor, nga 50 mijë lekë, që është aktualisht, në 20-fishin e vlerës së mallit për të cilin është bërë evazion. Po kështu, kërkohet heqja e pagesës për mirëmbajtjen e kasës fiskale.
Nga ana tjetër, qeverisë i kërkohet një pakësim drastik për tarifat e energjisë elektrike dhe akcizave mbi karburantin, që të bëjnë të mundur ulje të çmimit të tyre në masën 28%. Po kështu, ulje të pagesës për sigurimet personale të detyruara me 40%. Sa i përket taksës së re të pronës, pagesa për biznesin nuk duhet të jetë më e lartë se 0.07 e vlerës së objektit në pronësi të një ndërmarrjeje të vogël apo të mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953