Julian Deda përveç se një nga aktorët më të njohur të humorit është gjithashtu edhe një bashkëshort, por edhe prind i mrekullueshëm.
Këtë e tregon edhe fakti se nëse shumica prej partnerëve do e harronin përvjetorin e martesës, Juli jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë e tillë por edhe e uroi publiksht gruan në rrjete sociale.
“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur a mund të dal me shokët të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruante me humor Juli në postimin që u komentua shumë nga fansat.
Mirëpo, njëri prej tyre la një koment që tërhoqi vëmendjen e aktorit i cili menjëherë i ktheu një përgjigje.
“Gruaja shumë e bukur…nuk e kuptoj se për çfarë i është dashur një burrë si ty,” i shkruajti fansja, ndërkohë që Juli ja mbylli gojën me përgjigjen e tij: “Kur e provoi nuk i doli keq pastaj!…”, i shkroi aktori duke shkaktuar të qeshura.