Prej disa muajsh ata kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe nuk mungojnë deklaratat e dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Fero mund të japë atë përshtypjen e reperit rebel, por ai na ka treguar se është kokë e këmbë i dashuruar me modelen simpatike dhe për Arbenitën ai është shumë besnik.
Për këtë cilësi shumë të vlerësueshme në një lidhje ka shkruar Arbenita në instastory ku ka publikuar një foto me partnerin e saj dhe tha disa fjalë të bukura.
“Besnikëria është e rrallë. Nëse e gjeni, mbajeni”, shkroi modelja bashkangjitur fotos me të dashurin e saj, reperin e talentuar Fero.
Çifti sapo na treguan edhe njëherë se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë.