Babai i futbollistit të ndjerë, Emiliano Sala, ka vdekur nga një atak në zemër tre muaj pasi djali i tij u vra në një aksident ajror.
Horacio Sala vdiq në shtratin e tij në shtëpi në qytetin e Progresos në Argjentinë këtë mëngjes. Ai ishte 58 vjeç.
Vdekja e tij vjen tre muaj pasi djali i tij 28-vjeçar Emiliano u vra kur një avion që e çoi në Cardiff u rrëzua në Kanalin Anglez. Sipas burimeve, babai e kishte shumë vështirë ta përballonte një humbje të tillë.