Bota e kinematografisë ka marrë një lajm të trishtë. Është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare aktori i njohur indian Siddharth Shukla.
Ai ndërroi jetë të enjten, ndërsa sipas mjekëve shkaku ishte ende i paqartë. Por mediat indiane raportojnë se aktori vdiq nga një sulm në zemër.
Shukla luajti në një numër shfaqjesh televizive të suksesshme dhe gjithashtu luajti në filma Bollywood.
Ai bëri debutimin e tij televiziv me rolin e Babul Ka Aangann Chootey Na në 2008 dhe vazhdoi të aktronte në shumë filma të tjerë.
Në vitin 2014, ai bëri debutimin e tij në Bollywood me rolin e Humpty Sharma Ki Dulhania. Filmi rezultoi i suksesshëm dhe i solli akoma më shumë famë aktorit.