INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Babai iu nda nga jeta ditën kur u bë nënë, Arbenita bën postimin prekës!

Sa e dhimbshme! Babai iu nda nga jeta ditën kur u bë nënë, Arbenita bën postimin prekës!

Publikuar më: 16:24 28-04-2021

Në ditën që u bë nënë për herë të parë, Arbenita Ismajli, humbi edhe babanë e saj. Fatkeqësisht ai humbi betejën me Covid-19 dhe u nda papritur nga jeta. Lajmin e hidhur e dha e para motra e Arbenitës, Almedina, e cila në një status në “Facebook”.

Pas këtij lajmi të trishtë, reagoi më pas edhe Arbenita.

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”, shkroi modelja përkrah një fotografie të babit kur ishte i ri.

Dhimbja për ndarjen nga jeta të babait do të mbetet gjithmonë, por këto ditë Arbenita e ndjen më shumë se kurrë. Sot modelja ka ndarë në Instagram sërish disa foto që i kanë ngelur si kujtim nga babai i saj. Fotot janë bërë vite më parë, kur i ndjeri ka qenë në një moshë shumë të re.


“Babi”, ka shkruar Arbenita shoqëruar me figurën e një fytyre me sytë me lot dhe një zemre të copëtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037271976470947