INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar [FOTO]

Sa e dhimbshme! Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 18:26 20-11-2020

Aktori i njohur nga Fieri, Fatmir Xhelilaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 69-vjeçare pas infektimit me Covid-19. Në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit ka reaguar edhe zv/ministri i mbrojtjes Petro Koçi, që ka shprehur ngushëllimet për familjen e artistit.


“Me lot burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xhelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme!”, shkruan Koçi.


Aktori i mirënjohur ka qenë pjesë e trupës së estradës në teatrin “Bylis” të Fierit, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”. Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë. Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.

fatmir.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044949054718018