Ylli i telenovelave meksikane, Edith Gonzalez ka ndërruar jetë në moshën 54 vjecare.
“Salomeja“ sic e njohin shqiptarët nuk arriti ta fitonte betejën me kancerin në vezore, që iu shfaq për herë të parë në 2016-tën.
Ajo lë pas të shoqin Lorenzo Margain, dhe vajzën Constanza, 15 vjeç.