INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Moderatorja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi

Sa e dhimbshme! Moderatorja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi

Publikuar më: 18:26 02-11-2020

Viola Spiro ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, për shkak të koronavirusit. AbcNews.al ka mësuar se moderatorja ka humbur babain e saj.

Bëhet e ditur se i ati i Violës, Rudolf Spiro, kurohej prej ditësh në Turqi dhe ka humbur jetën atje dy ditë më parë. Ai ishte 63 vjeç dhe mësohet se varrimi i bëhet ditën e sotme në orën 15:00.

Babai i Violës jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe kohët e fundit po qëndronte në vendin e tij. Thuhet se ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe kjo mund të ketë sjellë rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Ndërkohë Viola nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje tragjike në jetën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326