Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare aktorja e njohur e Hollywood Kelly Preston, bashkëshortja e aktorit John Travolta.
Lajmin e trishtë të vdekjes së aktores e ka dhënë vetë John Travolta, i cili shkruan se pas 2 vitesh betejë me kancerin e gjirit, Kelly nuk ka mundur t’ja dalë. “...gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit”, shkruan Travolta ndër të tjera.
John Travolta dhe Kelly Preston u martuan në vitin 1991 duke u kthyer në një nga çiftet më të bukura dhe më jetëgjata të Hollywood-it. Ata kanë luajtur dhe filma së bashku duke qenë protagonistë. Jeta e tyre mori një goditje të fortë në vitin 2009 kur djali i madh i familjes Jett ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare nga një krizë epilepsie në Bahamas.