Është ndarë nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Sali Brari. Artisti është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
“Shtegtoi edhe një bilbil…. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari. I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij”, shkruhet në njoftimin e TKOBAP-së.
Në repertorin e Sali Brarit ka një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”. Brari është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë.