Një lajm i hidhur vjen nga mediat turke për një nga këngëtarët më të njohur.
Arif Akpinar ka humbur jetën në moshën 36-vjecare për shkak të një sëmundje të rëndë.
Këngëtari ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe ishte shtruar në spital javën e kaluar.
Akpinar nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen dhe sot humbi jetën.
Producenti Bulent Seyhan në një postim në Twitter shprehu dhimbjen për humbjen e artistit.
“Arif Akpinar, artist i dashur, na le në një moshë kaq të re, u prehsh në paqe”-shkruajti producenti.
Akpinar ishte një artist i njohur në Turqi dhe një nga këngët e tij më të dëgjuara është “Kilit”.