INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta piktori dhe arkitekti i njohur shqiptar, Maks Velo

Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta piktori dhe arkitekti i njohur shqiptar, Maks Velo

Publikuar më: 20:28 07-05-2020

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare piktori dhe arkitekti i njohur shqiptar Maks Velo.

Ai prej ditësh ishte i shtruar në spital për shkak se vuante nga anemia.


Maks Velo konsiderohej si një nga 175 arkitektët më të mirë në botë. Ai lindi në Paris në vitin 1935, por më pas së bashku me familjen janë kthyer në Korçë, ku aty ka kaluar edhe fëmijërinë e tij.

Maks Velo ka studiuar për Inxhinieri Ndërtimi dhe më vonë u specializua për arkitekturë. Ai ka marrë pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.


Periudha më e vështirë në jetën e tij ka qenë gjatë vitet ’78-’79, i cili u arrestua dhe u dënua me dhjetë vite burg.

Të shumta janë edhe botimet që mbajnë emrin e tij si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.

Por Velo është marrë edhe me pikturë, prozë, poezi, publicistikë, sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. Kohët e fundit e kemi parë të mbronte kauzën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598