Një lajm i rëndë vjen nga qyteti i Korçës.
Ish-futbollisti i Skënderbeut Dorian Tahirllari ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh
Ai vuante prej tumorit malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.
Dorjani zbuloi sëmundjen e rëndë para një viti dhe kreu 5 operacione për të larguar masën tumorale.
Familja e tij bëri shpesh apel për ndihmë në media për të mundësuar të ardhurat e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Fatkeqësisht i riu nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme./gazeta reforma