Ish-anëtari i grupit “One Direction” Louis Tomlinson ka bërë reagimin e parë pas vdekjes së të motrës pak kohë më parë.
Përmes një postimi në Twitter këngëtari Tomlinson ka shkruar: “Vetëm dëshiroja t’ju falënderoja të gjithëve për fjalët tuaja të bukura gjatë dy javëve të kaluara. Shumë dashuri për ju”!
Motra e këngëtarit të njohur u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj më 13 mars dhe shkaku përse ka ndërruar jetë ka qenë pikërisht një atak kardiak. Rreth dy vite më parë Louis ka humbur edhe nënën e tij, e cila vuante nga leuçemia.
Ai i dedikoi nënës së tij një këngë të cilën e kishte publikuar vetëm dy ditë përpara se e motra të ndërronte jetë.