INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! U ekzekutua para dyqanit të tij, ja cilat ishin fjalët e fundit që tha reperi

Sa e dhimbshme! U ekzekutua para dyqanit të tij, ja cilat ishin fjalët e fundit që tha reperi

Publikuar më: 18:10 08-04-2019

Reperi amerikan, Nipsey Hussle, u qëllua për vdekje më 31 mars, ndërsa po qëndronte me dy miq jashtë dyqanit të tij. Ndërkohë mësohet se, në momentin kur vrasësi i tij ishte duke u larguar me vrap pas atentatit, fjalët e fundit të reperit ishin:

“Më qëllove, më kape, por jam mirë”.

Dëshmitarët thonë se vrasësi i tij, Eric Holder, u kthye dhe shkoi te Hussle duke e qëlluar sërish dhe më pas e shkelmoi, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

33-vjeçari Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, mësohet se ka qenë pjesë e bandës së kriminelëve “Rollin ’60”, kur ishte adoleshent. Ai më pas spikati për aftësitë e tij në muzikën rep u përfshi në projekte arti.

“Unë u rrita me kulturën e bandës. Ne u morëm me vrasje. Ishte sikur të jetonim në një zonë lufte, ku njerëzit vdesin në këto lagje dhe të gjithë janë thuajse aspak imun ndaj saj”, tha ai në një intervistë në 2018-n.

Mesazhi i fundit që reperi la në Twitter ishte: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”. Por për të nuk ishte kështu!

auto_1-46-770x4331554736793.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309