Aktori i famshëm i filmit “Twilight” Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Las Vegas.
Sipas ekspertëvë mjeko-ligjorë 30 vjeçari dhe e dashura e tij 27-vjeçe kanë humbur jetën më 13 maj.
Raporti i autopsisë ende nuk është bërë zyrtar për të zbuluar se cilat kanë shkaqet e vdekejeve të tyre të parakohëshme.
Burimet thonë se pranë trupave të tyre është gjetur një substancë e bardhë, çka ka shtuar dyshimet se çifti ka vdekur për shkak të një overdoze, por kjo mbetet për tu konfirmuar nga autoritetet.
Boyce u bë i njohur pas rolit të tij në sagën “Tëilight” përkrah aktores Kristen Steëart në vitin 2008, I cili luajti rolin e një student në shkollën e mesme.
Ndërsa kohët e fundit ai ishte në pritje të projekteve të reja në kinematografi.