INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e ëmbël! Miriam Cani bën super dedikim për Albanin e saj[VIDEO]

Sa e ëmbël! Miriam Cani bën super dedikim për Albanin e saj[VIDEO]

Publikuar më: 07:44 06-03-2018

Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët i cili me tekstet e muzikës që krijonë ka arritur të ketë vëmendjen dhe pëlqimin e publikut.

Gjatë kësaj fundjave, këngëtari ka mbajtur një koncert në Pallatin e Kongreseve, ku në të cilin Albani ka performuar këngët e tij, të cilat janë kthyer në hite, duke marrë duartrokitje nga fansat e tij, të cilët janë emocionuar së tepërmi.

Por jo vetëm fansat!

Performanca e tij ka emocionuar edhe njëriun e tij të zemrës, Miriamin, e cila i ka dedikuar një status në rrjetin social Instagram.

Miriam ka publikuar një pjesë nga koncerti i bashkëshortit krah së cilës shkruan:

“Të them që jam krenare për ty ështe pak. Të them që të dua shumë është akoma dhe më pak. Si çdo herë, edhe kësaj rradhe ti vendose një standart te ri në muzikë.

Muzika dhe shpirti yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçojë cdo hap të rrugës tënde. Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt që të ka në jetë. Mua do me kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri në frymëmarrjen e fundit”.

Fantastike! E kush nuk do të donte të kishte përkrahë një partnere kaq të ëmbël sa Miriami ?

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385