Edhe një herë, Roza Lati na ka provuar se është një guximtare e vërtetë.
Tashmë të gjithë jemi në dijeni të dashurisë që ajo ka për tatuazhet dhe se sa shpesh ka “debate” me të ëmën, aktoren e madhe Rita Lati, lidhur me pikturat që bën në trup. Gjithsesi Roza e konsideron thjesht art i cili i pëlqen.
Roza ka vendosur të pikturojë një kalë, (puna është ende në progress dhe nuk dihet se si do përfundojë deri në fund) në pjesën e kofshës, duke e bërë tatuazhin të madh në përmasa dhe të vështirë në realizim, sepse siç ka shkruar dhe ajo në Instagram, i ka dhembur pak krahasuar me tatuazhet e tjera.