Françeska Jaçe, ish-konkurrentja e “Big Brother” është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me fansat e saj foto ose video të ndryshme dhe vijon të na surprizojë me pozat sexy në llogarinë e saj në Instagram.
Shpesh, ajo i ka bërë të gjithë të mendojnë se ka bërë ndërhyrje në gjoks me fotot e saj që publikon në Instagram.
Së fundmi, Françeska ka postuar një foto nga rrugët e Oxfford e cila shfaqet mjaft joshëse dhe elegante, e veshur me një kostum sportiv të zi dhe poshtë saj e veshur me një kanatiere të bardhë ku ekspozon gjoksin e saj.
Ndjekësit e saj kanë shpërthyer duke komentuar në këtë foto me komente nga më të ndryshme, por Françeskën mesa duket e ka shqetësuar një koment i një ndjekësi dhe nuk ka nguruar që t’ia kthejë.
“Sa e ke ngrejt gjoksin po të shpërthe o goce”- i komenton një ndjekëse.
“A është gjoksi im a joti që merakosesh kaq shumë?”- i është përgjigjur Françeska, duke e lënë ndjekësen pa fjalë.