Në rrjete sociale mund të hasesh me lloj lloj komentesh, sidomos kur je personazh publik apo ke një numër të madh ndjekësit. Një mesazh të pahijshëmka marrë edhe një ndër ish-konkurrentet e “Përputhen 1”, Antoneta Koçi:
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe nga një video e realizuar në “TikTok” dhe e postuar në Instagram ka bërë që një ndjekës të “çmendet” pas saj duke i dërguar një mesazh të “çmendur”.
“Sa e ke pazarin për një natë?”, i ka shkruar dikush. Antoneta e ka publikuar mesazhin e tij në Instastory dhe nuk ia ka përtuar një përgjigje.
“Për çfarë shërbimi? Dru pas qafe apo degjenerim publik?”, i ka shkruar ajo.