INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e këshillueshme është të mbash një kafshë shtëpiake kur ke një fëmijë të vogël? Përgjigjja është: Shumë!

Sa e këshillueshme është të mbash një kafshë shtëpiake kur ke një fëmijë të vogël? Përgjigjja është: Shumë!

Publikuar më: 17:15 06-08-2016

Disa mund të jenë shumë skeptikë për këtë gjë por veterinerët dhe sociologët e këshillojnë praninë e një kafshe shtëpiake kur fëmijët janë në vitet e tyre të para. Ja cilat janë benefitet e të paturit një kafshë shtëpiake:

Nga ana shëndetësore. Nëse kafsha që ju keni në shtëpi, ose planifikoni të merrni, është i kontrolluar rregullisht, nuk do të keni asnjë problem shëndetësor. Zoonozat, sëmundjet që mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit, janë përgjithësisht sëmundje të lëkurës. Ato janë shumë të dukshme te kafshët, por nëse kafsha juaj është e kontrolluar rregullisht, nuk do të përbëjë asnjë rrezik për fëmijën tuaj. Prania e një kafshe në shtëpi sjell një rritje më të madhë të inteligjencës së fëmijës si dhe gjithashtu rrit aftësitë fizike.

Në shumë raste ku një fëmijë është rritur me një kafshë në shtëpi, kjo kafshë bëhet truproja dhe kujdestari i fëmijës. Nga ana psikologjike. Prania e një kafshe rrit aftësitë sociale të një fëmije dhe do të ketë më të thjeshtë të ndërveprojë edhe me fëmijë të tjerë. Sigurisht që kafsha ka nevojë për përkujdesje dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i mësuar një fëmijë ndjesinë e përkujdesjes dhe detyrimit duke i lidhur drejtpërdrejt ato me zhvillimin e empatisë dhe dhembshurisë. Ana fizike është gjithashtu e rëndësishme dhe studime të fundit tregojnë se një fëmijë që ka kafshë në shtëpi bën 20 minuta aktivitet fizik ditor më shumë sesa një fëmijë që nuk ka kafshë. Një nga aspektet më pozitive është se të paturit e një kafshe të detyron të kesh kontakt më të zgjatur me natyrën dhe të detyron të kesh më shumë aktivitete jashtë shtëpisë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0041368007659912