Tashmë prej disa kohësh në media po përflitet për ndarjen e moderatores Arbana Osmani dhe për lidhjen e mundshme me regjisorin Eduart Grishaj. Asnjëri prej të dyve nuk ka pohuar të jenë në një lidhje dashurie, por as e kanë mohuar këtë gjë. Ata janë bërë shpesh herë pjesë e portaleve ku nga media të ndryshme është shkruar se Arbana dhe Eduarti janë në një lidhje, mirëpo siç duket lumturia më e madhe e Arbës është djali i saj 4-vjeçar. Arbana postoi në Insta Story një imazh ku dallohet në profil djali i saj Jon, i cili i dhuron një tulipan.
“Tulipan nga i dashuri im”, shkruan Arbana në imazhin e ëmbël dhe buzëqeshja në fytyrën e moderatores e tregon fare qartë gëzimin e saj.