Ai është një nga moderatorët më të mirë shqiptarë, i cili prej vitesh e mban publikun “të gozhduar” para emisionit të tij Zonë e Lirë, por të themi të drejtën, jetën e tij private ka preferuar ta mbajë të tillë.
Çani në jetën e përditshme është po aq sportiv sa shfaqet në televizion dhe së fundmi ka na prezantuar vajzën e tij, e cila quhet Joana. Ata ishin bashkë në në ceremoninë e inaugurimit të amfiteatrit te Tiranës, dhe ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Rudina’ ku është shfaqur së bashku me Joanën e vogël.
“Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, ka thënë moderatori duke i drejtuar mikrofonin vajzës së tij, e cila siç duket dhe nga pamjet ka një ngjashmëri të madhe me Çanin.