Ok mund të themi se e adhurojmë Dua Lipën tani, por fotot e saj në festën e Abetares janë akoma dhe më të adhurueshme.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të fëmijërisë në Instagram.
Postimin ajo ia ka dedikuar një shoqeje nga fëmijëria, e cila duket se po martohet sot.
Në foto duket Dua e vogël dhe me kurorat e letrës, fiks si ato që kemi vendosur të gjithë në kokë në festën e Abetares.
Ndonëse nuk arrijmë të dallojmë ekzaktësisht çfarë shkronje ka qenë Dua, duket qartë që ajo ka qenë gjithmonë po kaq e lezetshme sa sot.
“Shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!! Do jesh nusja më e bukur," ka shkruar Dua në Instagram bashkangjitur me fotot.