Arti shqiptar në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Edi Luarasi, aktore e njohur shqiptare, ikonë e ekranit dhe teatrit.
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miqtë përmes postimeve në rrjetet sociale. Profesori Përparim Kabo shkruan në një postim në Facebook se pushoi zemra e një gruaje fisnike, që i bëri ballë diktaturës.
“Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj… Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…
Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…
Panteoni të pret Mihali të pret….” shkruan Kabo.