Aktorja e njohur amerikane, Markie Post ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.
Vdekja e saj u konfirmua nga menaxherja e saj, Ellen Lubin Sanitsky, e cila dha një deklaratë nga familja e zonjës Post duke specifikuar se shkaku i vdekjes ishte kanceri.
Markie është e njohur për rolet e saj në seritë televizive “Night Court”, “The Fall Guy” dhe filmin “There’s Something About Mary”.
Karriera e saj zgjati katër dekada dhe kishte vazhduar filmimin për gati katër vite pas diagnozës së saj fillestare të kancerit, dhe gjatë kësaj kohe trajtohej me kimioterapi.
Që nga diagnoza e saj, ajo kishte punuar në filmin e Krishtlindjeve dhe kishte një rol të përsëritur në serinë ABC “The Kids Are Alright”.